Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për emisionin “Përballje”, ka folur për punën e deritashme të Qeverisë Hoti.
Kryeparlamentarja ka thënë se me kryeministrin Hoti nuk është takuar asnjëherë për të diskutuar tema të rëndësishme për vendin.
“Është e pamundur dy institucione të mos-bashkëpunojnë. Asnjëherë kryeministri Hoti nuk ka trokitur në këtë institucion, mbi të gjitha i përgjigjet Kuvendit sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kurrë nuk ka dashur të vijë dhe të bashkërendojë qoftë temën e dialogut, qoftë temën e pandemisë, qoftë temën e rimëkëmbjes ekonomike. Zyrat bisedojnë vetëm për çështje teknike”.
“Në qoftë se kryeministri Hoti në secilën pyetje të deputetëve përgjigjet me cinizëm, me ofendime të cilat tenton t’i fsheh prapa një lëkurë të qengjit, por është vetëm lëkurë dhe të gjithë do ta kuptojnë me kohë. Atëherë unë nuk e di qysh presin rezultat dhe presin vota”, potencoi ajo.