Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka folur rreth asaj se a do të kthehet në LDK, pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga pozita e liderit të kësaj partie.
Osmani thotë se nuk mund t’ua kthejë shpinën votuesve të saj, dhe sipas saj, LDK’ja ka zgjedhur rrugën tjetër.
“Jeta pas 14 shkruti është një realitet i ri politik. 400 mijë qytetarë kanë votuar për bashkimin e forcave tona. E dyta rreth 250 mijë qytetarë kanë votuar që unë të zgjedhem presidente e vendit.
Unë s’mund t’ua kthej shpinën të gjithë atyre që votuan për mua e kanë besuar në mua. Të gjithë atyre aktivistëve që kanë punuar kurrë pa nal. Njerëzit kanë treguar e çfarë dojnë. Në asnjë rrethanë nuk devijoj nga kjo rrugë që e kanë përcaktuar 400 mijë votues”, tha Osmani në “Kallxo Pernime”.
“LDK’ja ka zgjedh rrugë tjetër. Nuk ka kthim mbrapa, nuk është çështje e kthimit në LDK, është çështje e përcaktimit të vullnetit qytetar. Unë nuk e shkeli vullnetin qytetar”, shtoi Osmani.