U.d. e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka shpjeguar arsyen përse, menjëherë pas marrjes së postit, ka bërë homazhe para varrit të ish-presidentit Rugova, si dhe familjes së ‘Komandantit Legjendar’, Adem Jasharit.
Osmani, e ftuar në një intervistë në RTK, ka thënë se arsyeja e këtyre homazheve ishte thirrja për unifikim politik.
“Përkulja para varrit të presidentit historik dhe para familjes Jashari është nevojë për vendime të unifikuara. Homazhet e mia janë lidhur me mesazhin që ne duhet që të gjithë bashkë të përçojmë unitet”, ka deklaruar Osmani.