Vjosa Osmani ka thirrur për të martën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet në ora 9:00 dhe se tashmë ftesat u janë dërguar anëtarëve të kryesisë së kaluar.
Kjo mbledhje do të mbahet me qëllim të përgatitjeve për mbajtjen e seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës. Për çështjen e krijimit të institucioneve të reja, gjatë së hënës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë takuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj dhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.