×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani presidente përkohësisht, flasin nga Kabineti i saj

    FrontOnline
    05 Nëntor 2020

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani shumë shpejt pritet ta marrë edhe detyrën e presidentes së vendit për të paktën disa muaj. Procedurat ligjore që duhet të ndiqen, e vendosin Osmanin në postin më të rëndësishëm duke e vërë në krye të dy prej tri institucioneve më të rëndësishme të vendit.

    Nga kabineti i Osmanit kanë thënë për Gazetën Express se do të njoftojnë për procedurat ligjore lidhur me këtë çështje.

    “Procedurat ligjore vijojnë. Ju njoftojmë”, ka thënë shkurtimisht Bekim Kupina, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit.

    E procedurat ligjore pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit, para disa ditësh i kishte treguar Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

    Ai kishte thënë se në rast se ndodh një skenar i tillë, atëherë iniciohen menjëherë procedurat për kalimin e kompetencave të kryetarja e Kuvendit. Në këtë rast, kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të bëhej ushtruese e detyrës së presidentit të shtetit.

    “Në rast të dorëheqjes eventuale të Presidentit Thaçi, atëherë menjëherë iniciohen procedurat për kalimin e kompetencave tek Kryetarja e Kuvendit, e cila bëhet ushtruese e detyrës së Presidentit”, ka thënë Cakolli, i cili ka shpjeguar se kryeparlamentarja e ushtron këtë detyrë deri në përfundim të procesit të zgjedhjes së presidentit.

    Ky afat kohor, mund të zgjas deri në gjysmë viti, e nëse deri atëherë nuk zgjidhet presidenti i ri, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

    “Këtë funksion, kryetarja do ta ushtrojë deri në përfundim të procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri nga Kuvendi. Sidoqoftë, Kushtetuta përcakton që kryetarja nuk mund ta ushtrojë postin e u.d. të Presidentit më shumë se 6 muaj. Brenda kësaj periudhe duhet të zgjidhet Presidenti i ri, në përputhje me nenin 90 të Kushtetutës. Në pamundësi të zgjedhjes së Presidentit të ri, Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e u.d. të Presidentit duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që duhet të mbahen brenda 45 dite”, ka thënë Cakolli.

    Hashim Thaçi përmes një konference për media ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të shtetit, duke konfirmuar se Dhomat e Specializuara në Hagë e kanë konfirmuar aktakuzën ndaj tij.

    Aktakuza i është konfirmuar edhe Kadri Veselit, i cili po ashtu ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Dje, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi po ashtu u nis për në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij. Aktakuza iu konfirmua dje edhe shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një foto ku shihet së bashku me djalin e tij, duke shikuar ndeshjen...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbaum, ka shprehur qëndrimin se...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbaum, ka shprehur qëndrimin se...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Mevlani, ka reaguar pasi pa reagimin e ish të dashurës së tij, Livia Brunga, për...
    Vip15 Nëntor 2024
    Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, i është drejtuar Drilonit që është bërë i mërzitshëm me historinë e Lelës....
    Vip15 Nëntor 2024
    Gresa dhe Drenusha janë përplasur me njëra-tjetrën edhe në spektaklin ‘Prime’. Të dyja u përplasën teksa po diskutohej ftohja e raportit mes...
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Emocion i papërshkrueshëm në Podujevën fisnike, në vet zemrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Turneu i Ndryshimit e vazhdoi rrugëtimin drejt...
    Sport15 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në sfidën mes Rumanisë dhe Kosovës që po zhvillohet në kuadër të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.