Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani përmes një komunikate për media i ka përkujtuar dy dëshmoret Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.
Ajo është shprehur se rënia e tyre ishte kumt për lirin e cila do të vinte një dekadë më vonë.
Komunikata e plotë:
Në 31 vjetorin e rënies heroike, kujtimi për Afrim Zhitinë e Fahri Fazliun është vetëm një përkujtim i një pjese të lavdishme të historisë sonë, kur këta dy dhe shumë të tjerë bën çmos për lirinë e vendit.
Nga Kodra e Diellit në Prishtinë, rënia e tyre ishte kumt për lirinë, e cila erdhi një dekadë më vonë.
Kosova u bë e lirë, teksa emrat e Afrimit e Fahriut iu shtuan listës së atdhetarëve, të cilët sakrificën për liri e paguan me jetë.
Tre dekada pas rënies së tyre, Kosova nuk është ndoshta siç deshën ata, por do ta vazhdojmë përpjekjen që ky vend të bëhet siç e deshën e siç punuan!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Afrimin e Fahriun, si dhe për të gjithë heronjtë!