Osmani, me anë të llogarisë së saj në Facebook, ka thënë se ndryshimi ndodhë me anë të guximit, teksa ka përmendur edhe “ndëshkimin politik”.
“Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!”, ka thënë ndër të tjera ajo.
Reagimi i u.d. të presidentit vjen pas mos-certifikimit të Kurtit nga Gjykata Supreme, pasi partia e tij kishte dërguar ankesë pas PZAP’së. Nga kjo parti, garimi iu është lejuar nga Supremja Liburn Aliut dhe Labinotë Demi-Murtezit.
Postimi i Plotë:
Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim.
Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!