Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Bazuar në këta formularë, në komunën e Shtimes më së shumti vota ka marrë Vjosa Osmani, raporton Express.
Sipas këtyre formularëve, Osmani ka marrë 3 mijë e 889 vota. Pas Osmanit, me numër më të madh të votave renditet kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj. Ai ka marrë 2 mijë e 869 vota.
Më pak vota se Osmani e Hoxhaj ka marrë kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti. Hoti ka marrë 804 vota në këtë komunë.
Ndryshe, në këta formularë janë dhënë rezultatet për 34 vendbanimet e kësaj komune.