Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë senatorit amerikan Bob Dole. Ky i fundit njoftoi se është diagnostikuar me kancer në mushkëri.
Në një postim në Twitter, Dole tha se do të nisë trajtimin të hënën.
“Derisa kam disa vështirësi përpara, unë gjithashtu e di se iu bashkohem miliona amerikanëve që përballen me sfida të konsiderueshme shëndetësore”, tha Dole.
Osmani uroi shërim të shpejtë për 97 vjeçarin.
“E pikëlluar me lajmin rreth diagnozës së senatorit Bob Dole. Populli i Republikës së Kosovës dhe unë ju urojmë shërim të shpejtë. Lutjet tona janë me ju”, shkroi Osmani në Twitter.
Dole ka udhëhequr një delegacion të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1990.
Në muajin gusht të vitit të kaluar, busti i tij është vendosur në Prishtinë.