Vjosa Osmani i është drejtuar popullit nga pozita e shefes së shtetit. Ajo thotë se Tribunali Special është përgjegjësi që Kosova e ka marrë dhe ka vlerësuar përgjigjen e ish-udhëheqësve të UCK’së ndaj saj.
Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, është deklaruar për herë të parë nga pozita, që Hashim Thaci e lëshoi paradite, për t’u nisur në Hagë.
Osmani thotë se vendi është duke kaluar në një situatë të vëshitirë, e shton se shteti forcohet nga sfidat që i përballon.
“Ne jemi të vetëdijshëm se veprimet e dhimave të specializuara janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore që Kosova i ka pranuar, Proceset që vijnë pas nuk do ta dëmtojnë përpjekjet për shtetndërtim”, ka thënë Osmani, transmeton Gazeta Expres.
“Unë dua t’u shpreh vlerësimoin tim të gjithë atyre që u janë përgjigjur ftesave të Dhomave të Specializuara”, ka shtuar ajo.
“Kjo kohë kërkon lidership dhe përgjigje të unifikuar shtetërore”.
“Si ushtruese e detyrës së Presidentit, do të angazhohemi cdo ditë që Kosova të jetë shtet, që ëndrrat e qytetarëve të jetësohen”, ka thënë Vjosa Osmani.
Tutje, ajo ka përmendur krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe ka thënë se agresori dhe
“Dua t’ju lusë të qëndrojmë ngushtë me njëri-tjetrin”
“Do të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve dhe do të ruajë stabilitetin. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin eKosovës dhe miqtë e saj”.