
Kryetari i LDK-së përmes një postimi në Facebook ka njoftuar zyrtarisht për nominimin e Vjosa Osmanit për Kryeministre nga LDK-ja. E ndaj këtij shkrimi ka reaguar edhe Vjosa Osmani duke thënë se i është falenderuese Mustafës për përkrahjen.
Isa Mustafa ka shkruar se Vjosa Osmani është e gatshme dhe ka guxim për të qeverisur me Kosovën.
“Një grua; një nënë e re, e përkushtuar për familjen dhe vendin e vet, që ka guxim dhe kurajo të përballet me valët e trazuara të qeverisjes së keqe e të kapjes së shtetit, meriton mbështetje të gjerë e të parezervë qytetare”, ka shkruar Mustafa.
E ndaj këtij postimi të Kryetarit të LDK-së ka reaguar Osmani, duke shkruar “Faleminderit Kryetar për besimin” në Facebook.
