Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka lëshuar një letër adresuar mediave. Kësaj letre Zyra e Presidentit e ka quajtur deklaratë të përbashkët të ushtrueses së detyrës së presidentit Osmani dhe Ambasadori Ëilliam Ëalker.
Në njoftim thuhet se Vjosa Osmani dhe Ëilliam Ëalker biseduan personalisht për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.
Njoftimi i plotë:
U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ambasadori William Walker biseduan personalisht për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.
Z. Walker ka qenë një mik i devotshëm i popullit të Kosovës gjatë ditëve tona më të errëta dhe do të mbetet i tillë edhe tash e tutje.
U.d. Presidentja Osmani dhe Ambasadori Walker ranë dakord të kultivojnë bashkëpunimin e ngushtë me njëri tjetrin. Siç është cekur në komunikimin me shkrim të realizuar në muajin nëntor, të dyja palët presin të punojnë së bashku për të siguruar njohje të reja ndërkombëtare dhe më shumë njohuri për Kosoven si dhe për të avancuar sundimin e ligjit në vend.