“Nëse Vjosa Osmani zgjidhet presidente, tri rolet kryesore të një shteti, siç është Kryeministri, Kryeparlamentari dhe Presidenti, do të kontrollohen nga një parti e cila është Lëvizja Vetëvendosje – e kjo është rrezik për demokracinë, dhe në këtë grackë nuk do duhej të bie LDK-ja”.
Partia Social Demokrate ka dalur me një thirrje drejt Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të mos e votuar Vjosa Osmanin për Presidente të vendit.
Lidhur me këtë, anëtari i PSD-së, Nol Nushi, po thotë se themelimin e institucioneve të reja, do duhej ta bënte vet Vetëvendosje, meqë është shumicë parlamentare pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
”Zgjedhjet janë mbajtur, rezultati ka dalë dhe është përgjegjësi e pozitës parlamentare për t’i konstituuar institucionet. Kurrë më shumë ndonjë parti nuk ka fituar deputetë si në këtë rast, Vetëvendosje me Vjosa Osmanin”.
Nushi në Klan Kosova, tha se nëse Vjosa Osmani emërohet Presidente e Kosovës, tri pozitat kryesore të shtetit, do të kontrolloheshin nga Vetëvendosje.
”Nëse Vjosa Osmani zgjidhet presidente, tri rolet kryesore të një shteti, siç është Kryeministri, Kryeparlamentari dhe Presidenti, do të kontrollohen nga një parti e cila është Lëvizja Vetëvendosje – e kjo është rrezik për demokracinë, dhe në këtë grackë nuk do duhej të bie LDK-ja”.
Pra, Vjosa Osmani do të kontrollohej nga Vetëvendosje në rast se bëhet Presidente?
”Absolutisht, jo vetëm në anën formale të saj, por ajo nuk e di çka dallon më, të dytë kanë qasje populiste, totalitare dhe e kanë vetëm për pushtetin e tyre. Kish qenë kombinim i mirë për ta kapur shtetin, në një anë Vjosa [Osmani], në një anë Glauk [Konjufca], e në një anë Albin [Kurti]”, ka thënë ai.