Këngëtari, Genc Prelvukaj, ka folur rreth deklaratës së Vjosa Osmanit e cila kishte thënë se ka qenë e ndikuar nga opinionet brenda LDK’së në lidhje me Albin Kurtin.
Ai përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në ‘facebook’ ka thënë se deklarata e Osmanit ka dy interpretime, që të cilat shpalosin dobësi irrituese dhe profili i saj nuk e meriton të jetë në krye të vendit.
“Është tregues që nuk ka mendim personal por transmeton atë se çfarë dëgjon përreth, ose nuk ka guxim ta thotë mendimin e saj kur ndodhet në një mjedis që mendon ndryshe”, ka shkruar Prelvukaj.
Tutje, ai ka thënë se në rast se Vjosa Osmani nuk ka mundur të durojë autoritetin e dobët të Isa Mustafës, është e pakuptimtë të besohet se mund ta durojë autoritetin e rreptë të Albin Kurtit.
“Edhe një gjë logjike : Nëse znj.Osmani nuk ka mundur ta durojë autoritetin e dobët të Mustafës, është e pakuptimtë të besohet se mund ta durojë autoritetin e rreptë të Kurtit. Zonja ose do të përplaset me Vetevendosjen pas zgjedhjeve duke formuar një grup të pavarur parlamentar, ose do ti nënshtrohet Kurtit duke i braktisur përfundimisht ambiciet madhore.”
Madje, Prelvukaj ka shtuar së Osmani ka gabuar që është larguar nga LDK, pasi sipas tij ajo mund të rrëmbente partinë brenda dy tri vitesh.
“Gjykuar ftohtë Znj.Osmani ka gabuar kur është thyer me LDK-në, ne kohën kur mund ta rrëmbente nga brenda pas dy tri vitesh. Në këtë rast elektorati i LDK-së do të forcohej dhe Kurti do të kishte më pas një partner të fuqishëm në koalicionin per qeverisje.”
Gjithashtu ai ka cekur se në rast se mospajtimet me mendimin e tij të cilat kalojnë në ofendim ai do bllokoj secilin prej tyre.
“Mospajtimet shprehini qetësisht. Nëse nuk duroni mendim ndryshe dhe kaloni në ofendim, kam nderin, privilegjin dhe kënaqësinë maksimale ta bllokoj përjetësisht secilin.”