×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjen reagimi nga ish-ministri Armend Zemaj, pasi Vita nuk nënshkroi kontratën me Pfizer

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Ish-ministri Armend Zemaj thotë se Ministria e Shëndetësisë po vë në rrezik jetën e qytetarëve duke mos siguruar vaksinat.

    Gazeta Insajderit ka publikuar sot një hulumtim ku tregon se si Arben Vitia nuk e nënshkroi kontratën me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina. Për pasojë furnizimi me 500 mije doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri ne shtator.

    Sipas Armend Zemajt, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mbylli qytetarët pa asnjë strategji dhe uli numrin e testimeve në kohën kur dhjetra qytetarë çdo ditë po humbin jetën nga Covid-19.

    “Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji,  deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës”, thotë Zemaj.

    “Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike”, shkroi Zemaj në Facebook.

    Shkrimi i plotë i Zemajt në Facebook:

    Kapaciteti për udhëheqje tregohet në pozitë, parullat politike nuk janë funksionale po nuk pate dije, përkushtim dhe motiv për t’i dalë zot vendit në situata emergjente.

    Një Qeveri e cila nuk di se si të sillet në oborrin e vet dhe kërkon dije e hapësirë veprimi në kojshi, çka mundesh më shumë me pritë në pandemi, përpos dështim.

    Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji,  deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës.

    Më duket e pabesueshme që duhet të shkaktohen vonesa për nënshkrim të një kontrate e cila është hartuar në pajtim me ligjin dhe situatën e pandemisë. Do të ishte tepër dëshpëruese nëse kemi vonesa një minutë, lëre më një ditë, apo vonesa me muaj.

    Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike. E pabesueshme çka mund të ndodhë!

     

    https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/309784607170072

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka zhvilluar një aksion para objektit të Qeverisë. Ai ka mbajtur një parullë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Dymbëdhjetë vjet më parë, Nadire Hasani nuk e imagjinonte se do të bëhej një fermere e suksesshme. “Kam dalë në treg me...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale në një fjalim në Kuvendin e Kosovës. Ai...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se nesër do ta nënshkruajnë një marrëveshje prej 12.6 milionë eurove. Sipas...
    Lajme15 Tetor 2024
    Berat Rukiqi i LDK-së e ka quajtur të frikshme dhe kriminale ndikimin e Dejona Mihalit në ndërmarrjet publike. “Paramendone secili veten, në...
    Sport15 Tetor 2024
    Polonia është nikoqire e Kroacisë në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kombeve. Dy yjet e skuadrave respektive, Robert Lewandowski...
    Lajme15 Tetor 2024
    “Akt sabotimi me elemente terroriste”.Kështu e ka quajtur ndërmarrja Trainkos, veprimin e papërgjegjshëm të disa personave që vendosën gurë në shinat e...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Dy shtete kritike të fushëbetejës – Georgia dhe Karolina e Veriut – po fillojnë votimin e hershëm personalisht këtë javë. Mes një...
    Lajme15 Tetor 2024
    Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksident mes dy veturave në Gjakovë. Kështu ka bërë të ditur , zëdhënësi rajonal...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.