×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjen reagimi i VV-së pas ngritjes së aktakuzës për Thaçin e Veselin

    FrontOnline
    05 Nëntor 2020

    Partia që udhëhiqet nga Albin Kurti ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës për ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe ish-kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

    Nga LVV-ja thonë se aktakuzat ndaj tyre lidhen me luftën e UÇK-së, e cila për LVV-në thonë se mbetet gjithnjë forcë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare. Si shqiptarë, natyrisht, shpresojmë që ata të kthehen të pafajshëm.

    Reagimi i plotë:
    Morëm vesh sot për thirrjen para Gjykatës Speciale edhe të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. Akuzat ndaj tyre lidhen me luftën e UÇK-së, e cila për ne mbetet gjithnjë forcë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare. Si shqiptarë, natyrisht, shpresojmë që ata të kthehen të pafajshëm.

    Fatkeqësisht Kosova sot nuk është në gjendje ta mbrojë UÇK-në me institucionet e saj, për shkak se keqqeverisja në dekadat e pasluftës ka rezultuar në institucione të brishta të drejtësisë, të cilat nuk kanë fituar besimin e qytetarëve, e njëkohësisht i ka përkeqësuar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

    E vlerësojmë gjestin e dorëheqjes prej presidencës të Hashim Thaçit si të duhur, por të vonuar. Do të ishte mirë të vepronte qysh kur erdhi lajmi për akuzat, e jo të linte vend për të menduar se në prapaskenë po negocion për të shpëtuar veten prej atyre akuzave. Dhjetë vitet e fundit janë dëshmi se si kushdo që ka pretenduar ta mbrojë UÇK-në përmes pazareve të fshehta, ka dështuar, dhe vetëm sa e ka rritur dëmin. Vetë Gjykata Speciale është padrejtësi e prodhuar prej tyre, përderisa ne si Lëvizje, bashkë me shumë veteranë e qytetarë, protestuam kundër saj.

    Tash Kosovës i duhen zgjedhje të reja e të lira, prej të cilave do të dalë një qeveri e cila gëzon mbështetje dhe legjitimitet prej shumicës së qytetarëve, qeveri që ia kthen besueshmërinë vendore e ndërkombëtare Kosovës. Presidenti i ri nuk mund të dalë prej pazareve në Kuvendin e vjetër e të deformuar, por do të dalë me integritet e besueshmëri, nga Kuvendi i ri, pas zgjedhjeve të reja. E deri atëherë, në një tranzicion të shkurtër e transparent drejt zgjedhjeve të reja, znj. Vjosa Osmani si ud. e presidentes, do të kontribuojë për mirë në imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Vetëm një qeveri e pakorruptuar, e zgjedhur demokratikisht e jo produkt i pazareve, do të mund ta përparojë Kosovën e ta mbrojë UÇK-në dhe ta vlerësojë ashtu siç e meriton. Të gjithë duhet të bëhemi bashkë në respektim të ligjit, vullnetit të qytetarëve e demokracisë, e jo për t’iu mbivendosur asaj.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.