Skuadra e Llapit ka reaguar përsëri përmes rrjeteve sociale për ndeshjen kundër Ballkanit.
Takimi i luajtur në Suharekë u mbyll para pak çastesh me rezultat minimal 1 me 0.
Në minutat e fundit Llapi aludoi për një penallti, por gjyqtari i ndeshjes mendoi ndryshe dhe nuk e akordoi.
Duke u bazuar në këtë rast, klubi i Llapit përmes rrjeteve sociale ka bërë një reagim.
“Turpi ndryshe nuk është, ky është skandal”, ka shkruar Llapi në rrjetet sociale.
Kujtojmë që golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi, Blendi Baftiu.