Futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda e shënoi mbrëmë golin e parë në fanellën e Torinos.
Mbrojtësi drenicas shënoi në fitoren 1:0 ndaj Torinos, për t’ia mbajtur gjallë shpresat skuadrës së tij për mbijetesë, shkruan FrontOnline.
Tashmë ka ardhur reagimi i parë i Vojvodës në rrjetet sociale pas ndeshjes së djeshme.
Ai është shprehur tejet i lumtur me këtë gol.
“Çfarë kënaqësie ta shënoj golin e parë për skuadrën. Le të vazhdojmë kështu”, ka shkruar Vojvoda./FrontOnline/
https://www.facebook.com/mergimvojvoda27/posts/229194635684303?__cft__[0]=AZXIYgYDOJ3Cuph9OK3svKROGicFuzc1YCiEflxhoD8BKmDYZuqidkRTUjgLRThdEuVCr6sxiMbORcYOhlmt2HQVtFT0Z1AH3baQ-bToBousbiwzaUt4PCEiY6UIRwy83q8mdletndDDfnxRenMeMFQb2mO8iVNp7E2kviEJIKZPLXyhN9u4390SQTi3q9oqM-k&__tn__=%2CO%2CP-R