Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas prezantimeve të Exit Poll nga mediumet kosovare.
Në reagimin e tyre thuhet se saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla.
Po ashtu, sipas tyre, exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimi.
Postimi i plotë:
Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit! Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla!
Prandaj, ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMËS që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.
Zyra për Informim e NISMA Socialdemokrate!