Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se ngritja e aktakuzave dhe arrestimi i njerëzve të UÇK-së nuk duhet të kuptohet si dëshmi për fajësinë e tyre.
Tutje ai shkruan se beson thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së.
Postimi i tij i plotë:
Ngritja e aktakuzave dhe arrestimi i njerëzve të UÇK-së nuk duhet të kuptohet si dëshmi për fajësinë e tyre.
Në Kosovë nuk po i iket ballafaqimit me drejtësinë dhe zbardhjen e së vërtetës për luftën e pastër çlirimtare.
Besojmë thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së, sikurse edhe në pafajësinë e z. Krasniqi, ashtu siç vlerësojmë meritat e tyrë për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të ndërtimin demokratik të Kosovës.
Ne duhet të kemi besim në drejtësinë e pavarur por njëherit presim se do të respektohen procedura të standardeve më të larta përfshirë edhe respektimin dinjitetit të njerëzve ndaj të cilëve ngriten procedurat nga Gjykata Speciale.IM