Antonela sonte në Big Brother VIP ka hedhur dyshime se mes Arjolës dhe Atdheut të Përputhen ka pasur diçka.
Ajo u shpreh se prandaj Arjola nuk e pëlqen atë brenda shtëpisë, e arsyeja është Atdheu.
“Arsyeja e zënkës është Atdheu i Përputhen. Ti ke shkuar e ke pyetur për mua Atdheun. Ka qenë motra e Arjolës ajo e cila i ka shkruar Atdheut”, ishte deklarata e Antonelës, të cilën Arjola e kundërshtoi.
Tani, ka reaguar edhe vetë Atdheu, i cili i ka dalur në mbështetje Arjolës.
“Fama është e fundit. Ti je një nënë e përkushtuar, një shoqe e mirë dhe artiste e talentuar”, ka shkruar Atdheu.