Futbollisti më i mirë i Barcelonës, Lionel Messi do ta zgjasë kontratën e tij me klubin katalunas.
Kapiteni i Barcelonës ka vendosur të mbetet në “Camp Nou”, aty ku ndodhet që dy dekada, shkruan FrontOnline.
“Cope” zbulon se Messi ka arritur marrëveshje me Barcelonën për dy vitet e ardhshme.
Marrëveshja do të zyrtarizohet pasi Messi të rikthehet në Spanjë.
Aktualisht, ai është i grumbulluar me Argjentinën në Kupën e Amerikës./FrontOnline/