Kryetari i Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka paralajmëruar qeverinë e Kosovës që ende nuk ka ndodhur asgjë me ekonominë, çfarë mund të ndodhë nëse nuk hapet sezona e verës.
Kllokoqi ka thënë se nëse nuk do ketë sezone të verës edhe këtë vit, Kosova do të humb infuzionin e saj kryesor që është Remitanca.
“Që 400 ditë tu e ngritë zanin e gastronomëve për padrejtësi, që një muaj tu punu me e gjetë zgjidhjen për t’ardhmen që do t’na gjejë këtë vit… Asgjë s’ka ndodhë çka pritet të ndodhë në qoftëse nuk e hapim verën! Plazhet mërgata do t’i bëj në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, etj. Dasmat në Shëngjin e Kuks. Nejat dhe klubet do t’i orientojmë në Durrës e Dhërmi. Infuzionin tonë kryesor do ta humbim: R E M I T E N C Ë N”, ka thënë ai.
“Në mes të protestës, fyerjes, penalizimit, ne po e zgjedhim bashkëpunimin dhe konsultimin. Si kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ftova për të na u bashkuar në kërkesat tona, kryetarin e Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojeven, dhe kryesinë e Shoqatës. Të bashkuar për me çu përpara dhe mbrojt interesat e përbashkëta. Krejt bashkë drejtuar Qeverisë, që së bashku të dalim nga kjo krizë që padrejtësisht më së shumti na dëmtoi dhe vazhdon të na dëmtojë ne”, ka thënë i pari i gastronomëve.
Ndërsa ai ka uruar që të gjendet një rrugë e përbashkët ose përndryshe, mos të vajtohet kur rinia lëshon vendin.
“Urojmë që këto 4 ditë do të gjejmë një rrugë të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për të dalë nga kriza, në të kundërtën virusin e “parandaloni”, veç në fundvit mos vajtoni për zbrazjen e vendit nga rinia, sikur ikja e dikurshme nga stacionët e autobusëve”, ka përfunduar ai./Front Online/