Policia në Pejë ka arrestuar një burrëi pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të tij.
Pos kësaj, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë automatike, një pushkë gjysmë automatike dhe 376 fishek të dy llojeve të kalibrave.
“Pejë, 03.04.2022-11:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të tij, viktimës femër kosovare. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjete dhe sekuestruar: një pushkë automatike, një pushkë gjysmë automatike dhe 376 fishek të dy llojeve të kalibrave. Viktima pas intervistimit me pëlqimin e saj është dërguar në shtëpinë e sigurt, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.