Një rast i dhunë në familje ka ndodhur mbrëmë në Fushë-Kosovë.
Pas një mosmarrëveshje në një konfrontim fizik janë përfshirë anëtarët e familjes, vjehrri, nusja dhe kuanta, ku si pasojë kanë pësuar lëndime.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje të anëtarëve të familjes, një mashkull kosovar (vjehrri) dhe dy femra kosovare (nusja dhe kunata) ka ardhur deri te shtyrja në mes tyre me që rast të njëjtit kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.