Një rast si “Dhunë familjare” është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë, mbrëmjen e kaluar.
Viktima femër ka raportuar se është kanosur me armë nga vjehrri i saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku gjatë kontrollit në shtëpi kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë-punim dore dhe një pushkë tjetër të çmontuar.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.