Policia e Kosovës (PK) njofton se person/a të dyshuar kanë vjedhur një pushkë ajrore dhe gjësende tjera në një vilë në Leposaviq.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Policia, ku thuhet se njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme drejt hetimit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes.
“Sot, më 07 shkurt 2023 në një lokacion afër Soqanicës në Komunën e Leposaviqit është raportuar për një rast vjedhje e rëndë e cila ka ndodhur në një pronë private (vikendicë), ku person/a të dyshuar kanë vjedhur një pushkë ajrore dhe gjësende tjera. Njësitet relevante policore nga stacioni policor Leposaviq, së bashku me hetuesit policorë dhe njësitin e Forenzikës, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme policore drejt hetimit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se të gjitha hetimet do të ndërmerren në bashkëpunim me koordinim me organet e drejtësisë me qëllim të arrestimit të dyshuarit/ve.
“Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të rastit si dhe sjelljes së personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë”, njofton policia./Front Online