Një vjedhje e rëndë është raportuar të dielën në mesditë në Prizren.
Policia ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në depon e viktimës dhe kanë vjedhur pajisje pune me vlerë.
Rasti ka ndodhur në lagjen ‘Arbana’, konkretisht në rrugën “Ismail Kryeziu”.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Mësohet se nga depoja janë vjedhur disa pajisje suvatimi dhe disa tjera për ndërtimtari.