Në ditën e njëjtë kur është zbuluar skandali i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove në Thesarin e shtetit, një tjetër vjedhje ka ndodhur në institucionet e Kosovës.
Burime të KOHË-s njoftojnë se një vjedhje ka ndodhur edhe në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ku është marrë arka me peshë 300 kg.
“Ende nuk dihet se çfarë ka pasur në brendësi të arkës. Rasti është hapur në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, ka thënë burimi.
Burimi ka thënë se ngjarja ka ndodhur dje dhe ende nuk ka shumë informata lidhur me këtë rast.