Tre persona të mitur janë arrestuar nga Policia pasi të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur pajisje shkollore në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq.
Sipas Policisë janë vjedhur pajisje elektronike, muzikore si dhe gjësende të ndryshme shkollore.
“Sot rreth orës 15:30 është pranuar informata për një vjedhje të rëndë të ndodhur në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe menjëherë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e rastit ku dyshohej të jenë vjedhur pajisje elektronike, muzikore si dhe gjësende të ndryshme shkollore. Mbledhja e informacioneve në rrugë operative nga ana e policisë si dhe një hetimi shpejtë preliminarë ka rezultuar me identifikimin e të dyshuarve të mundshëm si dhe arrestimin e tyre”, ka thënë për Express, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
“Pas identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve policia ka lokalizuar edhe vend fshehjen e gjërave të vjedhura të cilat janë gjetur nga ana e policisë për tu kthyer më pas në shkollën e sipër cekur. Të tre të dyshuarit të mitur në moshë, janë proceduar më tej në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit”, shtoi Borovci.