×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhja e mbi dy milionëve nga Thesari i Shtetit, sekretari i MI-së zbulon disa dokumente

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Ministri i infrastrukturës, Arban Abrashi së bashku me sekretarin e kësaj ministrie gjatë një konference për media kanë folur për vjedhjen e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

    Edhe Abrashi edhe sekretari i MI-së kanë mohuar se zyrtarë të kësaj ministrie kanë qenë në dijeni për transaksionin e paligjshëm.

    Abrashi para gazetarëve ka thënë se është informuar nga sekretari për transaksionin e paligjshëm, dhe menjëherë pas kësaj kanë lajmëruar policinë e Kosovës.

    “Sekretari i ministrisë me ka sqarua dhe me ka konfirmua se zyrtarët e ministrisë apo edhe ky vet nuk kanë qenë në dijeni për këtë transaksion të paligjshëm. Prandaj ajo që mund të them është se ka qenë një lajm i pavërtetë. Ajo çka mund të them është se sekretari i MI-së informatën për një transaksion të paligjshëm e ka pranuar me datë 19 si dyshim dhe atë dyshim e ka ngrit në thesar dhe kur është vërtetuar se transaksioni ka qenë i paligjshëm e ka dërguar në polici. Pra jemi këtu për të hequr dilemën se sekretari dhe zyrtarë të tjerë kanë qenë ne dijen dhe nuk e kanë deklaruar”, ka thënë Abrashi.

    Ndërsa, sekretari i MI-së Izedin Bytyqi tha se informatën për vjedhje e ka pranuar nga një zyrtar i MI-së, i cili e njoftoi se janë bërë disa pagesa të paautorizuara.

    Ai tha se asnjë punonjës i Ministrisë së Infrastrukturës nuk është i ndërlidhur me këtë rast, dhe se ata vetëm e kanë raportuar ngjarjen në polici duke treguar edhe dokumentet për këtë.

    “Për me sqaru, unë si sekretar i ministrisë e kam pranu informatën për këtë vjedhje dhe transaksion, më datë 19 tetor ditën e hënë. nga zyrtari i cili e ka vërejt se janë bë pagesa të paautorizuara, mirëpo që vjedhja ka ndodhur nga një zyrtar i ministrisë së Financave. MI e ka zbulu vjedhjen dhe e ka raportu rastin në polici, deri tash nuk ka ndërlidhje të ndonjë zyrtari të MI me këtë rast.”, ka thënë Bytyqi

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.