Veton Rrecaj, avokat i Labinot Grudës, të dyshuarit për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ka thënë se klienti i tij është befasuar nga akuzat që po i bëhen për vjedhje.
Rrecaj ka mohuar se Gruda është fajtor i këtij rasti, ndërsa përmend se si ka mund të kryhej ky transaksion.
”Klienti im e ka spjeguar në mënyrë të qartë, mënyrën e transferimit të parave”.
”Mënyra e transferit të parave kalon nëpër disa persona. Në asnjë mënyrë nuk mund një person të alokojë mjetet e caktuara”.
”Ky nuk ka transferuar hiç”.
”Ky është i dyshuar. Ky thuhet se ka krijuar disa user-a, por ai është vetëm dyshim i prokurorisë, por ne jemi të bindur se asgjë involvuese klienti im nuk ka ndërmarrë. Në bazë të konsultimeve me të njëjtin, dhe në bazë të provave materiale”, njofton Klan Kosova.
Sipas avokatit të Labinot Grudës, mjaftojnë deklarimet edhe provat materiale për të dëshmuar se klienti i tij nuk ishte i përfshirë në këtë rast.
”Por provat materiale për momentin janë në duar të hetuesisë. Sipas informative ka kamera, por neve nuk na tregojnë as incizimet apo diçka tjetër”.
”Barra e vërtetimit të dyshimit, fajësimit i mbetet prokurorisë. Pushtetet janë shumë mirë të ndara. Tani është faza hetimore. Kjo është fazë fillestare, jemi të bindur se fare nuk do të ngritet aktakuzë”.
Në cilësinë e avokatit, Veton Rrecaj thotë se nuk njihen mes vete as në të kaluarën me të dyshuarin, tashmë klientin e tij, Labinot Grudën.
”Është e drejtë e klientit, e avokatit – ne zhvillojmë një bisedë, ne mund të ofrojmë një diskutim dhe në fund dakordim për marrëveshjen”.