Analisti politik Adrian Qollaku, vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, e ka parë si një nga skandalet më të mëdha në Kosovë, raporton Front Online.
Për këtë ai ka thënë se nëse një gjë e tillë do të ndodhte në një vend tjetër, do të rrëzohej qeveria.
Po ashtu, ai është shprehur se edhe Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami do të duhej të jepte dorëheqje.
“Ministri duhet të shkonte në shtëpi. Si përgjegjësi morale të jepte dorëheqje. Në një vend tjetër do të binte edhe qeveria. Ky është një nga skandalet më të mëdha”, tha ai në Prime Time./Front Online