Avokati i Grudës kërkon që ministrja e Financave të tregoj se ku shkuan 2 milionë euro
Avokati i te dyshuarit për vjedhjen e 2 milionë eurove, Labinot Grudës, Veton Rrecaj ka thënë para mediave se ministrja e Financave, Hykmete Bajrami duhet të tregoj se ku kanë shkuar 2 milionë euro të Thesarit të Shtetit raporton Front Online.
Sipas tij, derisa Bajrami ka thenë se paratë janë të sigurta, prokuroria e ka kundërshtuar një gjë të tillë.
“Ne kemi propozuar ta pyesim ministrën se ku janë ato mjete që ka thënë se janë te sigurta. Ajo duhet të jap sqarime se prokuroria thotë se ato para nuk janë të sigurta”, tha ai.
Zyrtari i Ministrisë së Financave Labinot Gruda, i dyshuar për transferimin e mbi 2 milionë eurove ka dalur para Gjykatës Themelore, raporton Front Online.
Avokati i tij, Veton Rrecaj më tutje ka thënë nuk është e vërtetë se Gruda ka bërë transaksion prej më shumë se 2 milionë eurove.
“Është mbajtur seanca në lidhje me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimut. I mbrojturi im është vetëm i dyshuar për një vepër për keqpërdorim të pozitës zyrtare e jo i akuzuar. Prokurori nuk na paraqiti provë konkrete që do ta mbështeste një pretendim të tillë. Kërkesa ishte e supozuar dhe nuk u argumentua”, tha ai. Front Online
Seanca është duke u mbajtur me dyer te mbyllura për monitoruesit dhe publikun në Gjykatën e Prishtinës.
Ndryshe, përmes katër transaksioneve të ndryshme, 2 milionë e 77 mijë e 995 euro të shtetit të Kosovës janë transferuar më 9 tetor në kompaninë “LDA Group” Shpk, me bazë në Llapushnik të Drenasit.
Transferimin e gjithë këtyre parave në konton e kësaj kompanie, dyshohet se e mundësoi një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G., i cili është arrestuar mbrëmjen e 20 tetorit.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/838965626909287/