Po e hedh hapin e fundit në Prishtinë.
Ky Kosovar dhe disa të tjerë, kryeqytetin s`do ta shkelin më. E as edhe një pëllëmbë tjetër të Kosovës.
Kështu të paktën për tri ditë, sa edhe do të jenë në jug të Shqipërisë.
Udhëtimin diku 6 orësh për atje ia kanë besuar kompanisë lidere për turizëm, Sharr Travel, në autobusët e të cilës, kënga e qejfi thuajse s`ndalen kurrë.
Ndalesa e parë është Gjirokastra.
Qafa siç quhet e Pazarit lidh shumë rrugë këtu. Secila nga to të çon në destinacione të ndryshme.
Njëra për te shtëpia e shkrimtarit më të madh shqiptar të kohës, Ismail Kadare. Tjetra për te shkolla e parë shqipe në Gjirokastër. Një për në Kalanë e qytetit.
Udha për tek kjo e fundit ishte më e preferuara për grupin nga Kosova.
Kjo mbase për shkak të gjërave antike që ndodhën aty. Si puna e këtyre municioneve dhe e këtij aeroplani amerikan, historia e të cilit mbetet enigmë.
Sebep shtesë me gjasë ishte edhe kjo pamje nga ku qyteti shihet si në pëllëmbë të dorës.
Nga Gjirokastra, pak kilometra u desh të bëhen për në Sarandë, zonën tjetër jugore.
Ndryshimet që pushteti lokal i këtushëm ka bërë këtë vit për turistët në përgjithësi, po thuhet se janë të mëdha.
“Saranda viteve të fundit ka njohur një bum investimesh duke filluar nga shetitorja apo bulevardi që do t`i jap një tjetër qasje jo vetëm pushuseve por edhe operatorëve ekonomikë. Investim tjetër madhor është investimi që ne po kryejmë që kemi filluar që 2-3 muaj në rrugën Lëkurës – kanali Çukëz që do të mundësojë aksesimin më të shpejtë për në Ksamil, qytetez mjaft e preferuar nga turistët nga Kosova, Maqedonia dhe më gjerë”, u shpreh Adrian Gurma, kryetar i Sarandës.
Për këtë falenderues shprehet Ruzhdi Kurtishaj, pronar i Sharr Travel njëherit kryetar i Shoqatës së Transportit rrugor në Kosovë.
“Saranda tashmë për çdo vit po ka ndryshim pozitive që gjithmonë janë në interest të turistëve, të pushuesve. Eshte nje perle shqiptare e cila po gjen perkrahje te madhe nga qytetaret për çdo fundjavë. Ofertat tona turistike janë shumë të lira dhe përfshijnë disa atrkasione, vizitë Lëkursit, Butrinit e Ksamilit”, theksoi Kurtishaj.
Lodhjen e ditës, turistët, e hjekin natën në një nga hotelet luksoze që ndodhën në zonë.
Kësisoji ata veçse do të jenë gati për ditën e dytë të agjendës që është fort e zënë.
Butriniti si një qytet antik që bartte ne vete godina të lashta vizitohet i pari. Janë diku 15 sosh.
Turi, tutje, pasohet me vizitë te Tre Ishujt e Ksamilit. Pamja piktoreske që të jep kjo zonë s`kalohet dot pa bërë fotografi, çka do të sherbente si kujtim më pas.
Dita e dytë përfundon mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet në formën e një piramide.
Fjala është për Kalanë e Lëkursit, që ofron këtë peizazh.
Te dita e tretë dhe e fundit, parashihet udhëtimi tek një qytet tjetër jugor, atë të Vlorës.
Pak para mbërritjes atje ndodh një ndalesë e këndshme në majen e Llogoras, për panoramën e të cilës, cdo koment është i tepërt.
Krejt këto vende mund t`i eksploroni edhe ju.
Thjesht nxitoni dhe shfrytëzojeni ofertën tepër, tepër të lirë të Sharr Travel.
Është pos 49 euro për person. Në të përfshihet akomodimi në hotel, dy mëngjese dhe dy darka.
Rezervojani vetës një vend duke kontaktuar në numrat e kesaj kompanie:
044 / 610 – 015
049 / 610 – 015
038/ 610- 015
044/542 – 029
049/344 – 260
038/610 – 016
038/610 – 017
Ose në faqen e saj në Facebook dhe Instagram.
(ARTIKULL I SPONSORIZUAR)