×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo

    FrontOnline
    16 Qershor 2023

    Sot Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj me stafin e tij mbështetës dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo, vizituan KEDS-in. Vizita kishte për qëllim njohjen me të arriturat e KEDS, me fokus perspektivën e barazisë gjinore, si dhe për të bashkëbiseduar rreth kushteve të punës për punonjësit e kompanisë.

    Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, z. Alpin Dogan, dhe përfaqësues tjerë të kompanisë, prezantuan projektet e realizuara në fushën e barazisë gjinore dhe politikat e kompanisë për kushtet e punës në përgjithësi, duke qenë po ashtu të hapur për sugjerimet që mund të bëhen në këtë drejtim, me ç’rast z.Dogan tha:

    “Unë jam ithtar i barazisë gjinore në vendin e punës, madje uroj që KEDS në të ardhmen ta ketë Kryeshefe një grua. Ju falënderoj që na nderuat me vizitën tuaj dhe ju lutem ndjeheni të hapur për çdo sugjerim që mund të ndihmojë në avancimin e mëtejmë në këtë fushë.”

     Ndërkaq, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj shtoi:

    “E di që ju jeni njëra prej kompanive më të mëdha në vend dhe është kënaqësi t’ju vizitojmë sot, si bartës të Task Forcës Avokuese mbi Standardet e Ndjeshme Gjinore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, së bashku me përfaqësuesit tonë. Më la shumë përshtypje ajo që keni bërë si KEDS në fushën e barazisë gjinore. Nga këto projekte shihet që ju keni ndërtuar një politikë të qartë për këtë çështje. “

    Në prezantimin e KEDS-it, u përmend përkushtimi i kompanisë për t’i përmbushur maksimalisht të drejtat e punëtorëve, si nga aspekti i mirëqenies dhe sigurisë në punë, po ashtu edhe nga ana e politikave të punës për trajtim meritor dhe jo-diskriminues ndaj punonjësve.

    Ndërkaq, përfaqësuesja e UN Women Kosova, Flora Kryeziu-Pajaziti, shtoi: “KEDS ka trasuar rrugën për shumë kompani që t’i nënshkruajnë parimet e UN Women për Barazi Gjinore në vendin e punës. Sot kemi 10 kompani në Kosovë që janë pjesë e këtyre parimeve, dhe shpresojmë që ky numër do të vazhdojë të rritet.”

    Së fundi të pranishmit vizituan edhe punonjësit e Departamenteve të ndryshme në KEDS, si: Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun, Departamentin e Sistemit të Operimit, Prokurimit, Qendrën e Thirrjeve, Tregtimin e Energjisë dhe Shërbimin me konsumatorë, Zonën e Energjisë etj.

    KEDS mbetet i përkushtuar drejt ndërtimit të politikave sa më gjithëpërfshirëse dhe të plota, që fuqizojnë rolin e gruas, duke ju dhënë atyre mundësi të barabarta për ngritje profesionale dhe avancim në vendin e punës.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Të mërkurën (nesër) do të rinis dialogu në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, por kësaj radhe me një takim të parë të...
    Lajme14 Janar 2025
    Bashkim Smakaj është deklaruar i pafajshëm në Gjykatën Speciale për akuzat Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër administrimit të drejtësisë. Këtë deklarim,...
    Lajme14 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë pritur në takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit,...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Ambasadorin William Walker. E para e shtetit e falënderoi Walkerin për kontributin...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubimin e radhës në komunën e Novobërdës, ku u...
    Lajme14 Janar 2025
    Peter Sorensen pritet ta pasojë Miroslav Lajçak në rolin e emisarit të dialogut Kosovë-Serbi. Siç shkruan sot Radio Evropa e Lirë, në...
    Vip14 Janar 2025
    Lotina Haziri dhe Mozziku ka tash e një kohë që lidhjen e tyre të dashurisë e kanë bërë publike. Ata herë pas...
    Lajme14 Janar 2025
    Nesër Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media në ora 10:00 për rastin e Liridona Ademjat. Pjesë...
    Vip14 Janar 2025
    Reperi Stresi, mbrëmjen e djeshme (e hënë), ka paralajmëruar një protestë në mbështetje të Gjestit pas ngjarjeve të fundit në Big Brother...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.