×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vizitat e fëmijëve para moshës 3 vjeçare te dentisti të bëhen të detyrueshme”

    FrontOnline
    20 Mars 2021

    20 marsi është Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Oral.

    Kjo është një ditë ndërkombëtare e përcaktuar nga Federata Dentare Botërore që nga viti 2013.

    Qëllimi i kësaj dite është për të promovuar ndërgjegjësimin botëror për çështjet rreth shëndetit oral dhe rëndësinë e higjienës së gojës.

    Dentisti i fëmijëve Xheladin Ujkani, njëherit udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Oral, kërkon nga qeveria në ardhje, përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë, që vizitat e fëmijëve te dentisti të bëhen të detyrueshme para moshës tre vjeçare.

    Duke marrë parasysh se dhëmbët e qumështit kompletohen para moshës tre vjeçare, nëse jo më herët, kjo do të duhej të ishte mosha më e përshtatshme për vizitën e parë te dentisti dhe kjo të ndodhë edhe në rastet kur të gjithë dhëmbët janë të shëndoshë. Në rastet tjera, vizitat të bëhen edhe më herët. Prindërit duhet të jenë ndërmjetësues të krijimit të raporteve miqësore në mes të fëmijëve të tyre dhe dentistëve, thotë Ujkani.

    Në hulumtimin e fundit, Ujkani është fokusuar tek mosha mesatare dhe vlerësimi i gjendjes së shëndetit oral tek fëmijët që kanë vizituar dentistin për herë të parë. Mosha mesatare e fëmijëve ka rezultuar të jetë mosha pesë vjeçare, ndërsa mesatarja e dhëmbëve të prishur tek ky grup i fëmijëve ka qenë mbi dhjetë dhëmbë të prishur.

    Sipas Ujkanit, implementimit të këtij programi për vizitat e detyrueshme të fëmijëve te dentisti, duhet t’i paraprijë fillimi i implementimit të ligjit për sigurime shëndetësore dhe trajnimi i stomatologëve për punë me fëmijë.

    Po ashtu, dentisti i fëmijëve kërkon edhe nga Ministria e Arsimit që gjatë regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë, të kërkojnë nga prindërit edhe konfirmimin për gjendjen e dhëmbëve, sidomos mollarëve të parë të përhershëm të cilët fillojnë të dalin rreth moshës pesë-gjashtë vjeçare, në fund të harqeve të dhëmbëve të qumështit.

    Nga Ministria e Arsimit kërkon edhe ndalimin e futjes së ushqimeve të dëmshme në objektet shkollore, sidomos ushqimet me shumë krip, shumë sheqer dhe pijet e gazuara e po ashtu edhe investimin në ndërtimin e kuzhinave në brendësi të objekteve shkollore, ku fëmijët do të kishin mundësi të ushqehen shëndetshëm. Kjo do të ndikonte në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve, shëndetit të pëgjithshëm dhe në sigurinë e tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza, është njeriu i duhur...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten gjeneralin Wesley Clark, i cili më parë ka qenë ish-komandant suprem...
    Vip14 Nëntor 2024
    Rovena tash e shumë ditë brenda qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend ka treguar se nuk dëshiron debat me Gresën...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për FrontOnline, ka thënë se nuk do të zbatohet përdorimi i doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”...
    Vip14 Nëntor 2024
    Banorët po qëndronin në dhomën e gjumit teksa Arioni pati një pyetje për Sarën. Ai e pyeti atë specifikisht se çfarë mendimi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku ka vizituar Kompleksin Social në Frashër,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.