×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e Von der Leyen, Policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore dhe në afërsi të objekteve shtetërore, shkaku i vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila do të qëndrojë sot në Kosovë.

    Në njoftim thuhet se ndërprerja do të jetë në intervale të shkurta kohore dhe në segmentet ku pritet të kalojë eskorta. Gjatë kësaj kohe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative

    “Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit nga KE-ja në Kosovë. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën, përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

    Von der Leyen do të ketë takime me krerët e shtetit, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

    Me presidenten do të takohet në orën 09:45, ku pas takimit do të mbajnë edhe konferencë për media. Ndërkohë, me Kryeministrin do të takohet në orën 11:15, raporton Express.

    Von der Leyen ka vizituar deri tash Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Sarajevën. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

    Gjatë vizitës në Tiranë, Von der Leyen ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është prioritet i saj edhe në mandatin e saj të dytë si shefe e organit ekzekutiv të bllokut.

    “Zgjerimi është përparësi e lartë edhe në mandatin tim të ardhshëm. Ka të bëjë me planin tonë të rritjes për Ballkanin Perëndimor, e diskutuam edhe në Berlin. Ne hapim derën tonë të tregut të përbashkët me partnerët e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Von der Leyen.

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Tetor 2024
    Vepra penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409, paragrafi 1 i Kodit Penal në aktakuzën e...
    Lajme26 Tetor 2024
    Liderët e partive në vend i kanë shpeshtuar vizitat jashtë vendit duke u takuar me bashkatdhetarë, për të kërkuar nga ta votat...
    Lajme26 Tetor 2024
    Një automjet me targa zvicerane është ndaluar në Bjeshkën e Shtedimit në Pejë dje më 25 tetor, në të ishin dy shtetas...
    Të tjera
    Lajme26 Tetor 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, thotë se punësimi i partiakëve, nuk është më diçka e pazakonshme, pasi sipas tij, ky është...
    Kronika26 Tetor 2024
    Policia ka arrestuar një të mitur në Podujevë, meqë dyshohet se i njëjti e ka therrur me thikë një të mitur tjetër...
    Lajme26 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për sot 26 tetor. Në njoftimin e lëshuar për media...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Një dron rus e ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar...
    Lajme26 Tetor 2024
    Këshilltari i ministrit të bujqësisë, Faton Pecit, Mentor Tahiri, ka ‘’guxuar’’ të bëjë një lëvizje taktike dhe ta ndërroj punën që kishte...
    Lajme26 Tetor 2024
    Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, sot më 26 tetor. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.