×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e Porfirije te Putin dhe deklaratat për Kosovën, Gërvalla kërkon reagim nga Bashkimi Evropian

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, vetëm disa ditë pasi iu lejua vizita në Kosovë, u shfaq në Moskë përkrah Presidentit rus Vladimir Putin.

    Ajo ka shtuar në Facebook se “Kisha Ortodokse Serbe ka qenë historikisht pjesë e ideologjive nacionaliste që ushqyen luftërat në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë në vitet ’90”.

    Tutje, ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi të reagojë për këtë.

    “Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, vetëm disa ditë pasi iu lejua vizita në Kosovë, u shfaq në Moskë përkrah Presidentit rus Putin, duke bërë deklarata që cenojnë sovranitetin e Kosovës dhe nxisin përçarje në gjithë rajonin. Këto qëndrime nuk janë të reja. Kisha Ortodokse Serbe ka qenë historikisht pjesë e ideologjive nacionaliste që ushqyen luftërat në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë në vitet ’90. Për fat të keq, ajo trashëgimi vazhdon edhe sot, përmes deklaratave që ofendojnë fqinjët, mohojnë realitetin dhe përpiqen të destabilizojnë Ballkanin”.

    “Presim reagim të qartë nga Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut Kosovë–Serbi. Heshtja ndaj deklaratave që minojnë paqen dhe nxisin urrejtje nuk është neutralitet — është normalizim i gjuhës së urrejtjes. Kosova do të vazhdojë të mbrojë vlerat evropiane dhe paqen në rajon, me përgjegjësi dhe vizion të qartë për të ardhmen”, ka shkruar Gërvalla.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi thotë se nuk ka krizë në Kosovë, ndërsa vendi pret vazhdimin e 23-të të seancës konstituive e...
    Lajme29 Maj 2025
    Pronari i kompanisë së njohur të ushqimit "Vipa Chips", Bedri Kasumi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen prej 16.1% të...
    Lajme29 Maj 2025
    Vetëm dy orë para se të nis seanca e 23-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Qeveria në detyrë e Kosovës ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    SHBA-të i kanë tërhequr vëmendjen kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu që të mos ndërmarrë veprime kundër Iranit, gjë që do të rrezikonte negociatat...
    Lajme29 Maj 2025
    Bashkimi Evropian po përjeton një nga momentet më pozitive në perceptimin publik të dekadave të fundit. Sipas sondazhit më të fundit të...
    Lajme29 Maj 2025
    Bizneset e Kosovës do të protestojë sot kundër vendimit të ZRrE-së si shkak i mos-shtyerjes së vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë,...
    Lajme29 Maj 2025
    Fundi i muajit maj ka sjellë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike për konsumatorët e KEDS-it, pasi që prej fillimit të...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 23-të...
    Lajme29 Maj 2025
    Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.