×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita dy-ditore e Kasanof- Këto janë mesazhet që dha për Kosovën!

    FrontOnline
    12 Tetor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, tha se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i komplikojnë kapacitetet e SHBA-së për të mbështetur Kosovën.

    Kasanof, zëvendës i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, i bëri komentet për një grup gazetarësh në Prishtinë, në fund të vizitës së tij dyditore, gjatë së cilës takoi udhëheqësit më të lartë të shtetit, ata të opozitës, të Listës Serbe dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

     

    “Në takimet e mia me presidenten dhe kryeministrin kam përsëritur dëshirën tonë për një partneritet më efektiv”, tha Kasanof.

    “Gjithashtu, jam shprehur i kënaqur me rifillimin e qarkullimit të mallrave [nga Serbia në Kosovë] dhe që Kosova ka arritur të marrë vendin e saj në CEFTA dhe në Procesin e Berlinit”, shtoi zyrtari i lartë amerikan.

    Kohëve të fundit, Qeveria e Kosovës është përballur shpesh me kritika nga SHBA-ja dhe pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare, për shkak të disa veprimeve që ato i kanë cilësuar si të njëanshme – përfshirë heqjen nga përdorimi të dinarit serb dhe mbylljen e strukturave paralele serbe.

    Zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë ambasadorin në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kanë thënë se këto veprime ndikojnë në cilësinë e marrëdhënieve SHBA-Qeveri e Kosovës.

     

    Kasanof theksoi, po ashtu, se Shtetet e Bashkuara “mbeten mbështetëse të fuqishme të popullit të Kosovës dhe të vendit demokratik, sovran dhe multietnik”.

    “Ne vazhdojmë të mbështesim edhe integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe integrimin në strukturat evropiane, sidomos në kohën kur shohim aq ndryshime në Evropë. Mendojmë se ky vazhdon të jetë vendi i duhur për Kosovën. Kjo është diçka që ne duam ta avancojmë dhe duam të punojmë me Kosovën”, tha Kasanof.

     

    Sipas tij, SHBA-ja pret që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin të gjitha angazhimet që kanë marrë përsipër në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe me marrëveshjet e arritura në kuadër të tij.

    Kjo, siç tha ai, përfshin edhe dërgimin e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

     

    Kasanof tha, gjithashtu, se është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të angazhohet edhe me pjesëtarët e komuniteteve pakicë.

    “Zgjedhjet në SHBA s’mund ta ndryshojnë në mënyrë dramatike politikën ndaj Kosovës”

     

    I pyetur nëse zgjedhjet presidenciale në SHBA, që do të mbahen më 5 nëntor, mund të ndikojnë në çfarëdo mënyre në qasjen e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor në përgjithësi ose në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Kasanof tha:

    “Politika e jashtme e SHBA-së bazohet në interesat tona kombëtare dhe nuk ka gjasa që interesat tona kombëtare të ndryshojnë në një shkallë të tillë që do ta ndikonte llogaritjen apo politikën në mënyrë dramatike, kur bëhet fjalë për Kosovën”.

     

    Ai vuri në dukje se vizita e tij e parë në Kosovë ishte “kryesisht një vizitë dëgjimore” dhe “për të mësuar më shumë për çështjet”.

    “Kam mësuar shumë dhe ato informacione do t’i transmetoj kur të kthehem në Uashington”, tha Kasanof.

     

    Kasanof qëndroi në Prishtinë pas vizitave që bëri këtë javë në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë.

    Ky ishte turneu i tij i parë në rajon prej se mori detyrën e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor në korrik të këtij viti.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Një veturë raportohet se është vjedhur në Prishtinë. Këtë e ka raportuat në polici, pronarja e veturës “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar...
    Lajme12 Tetor 2024
    Nënkryetarja e “Partisë Demokratike të Kosovës”, Mimoza Ahmetaj ka deklaruar se kushti i Kurtit që lidhet me dialog janë mesazhe për votuesit...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka  thënë se shqetësuar “për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës nën qeverisjen...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Analisti amerikan Charles Cupchan tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se sjellja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj SHBA...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Organizatës paraushtarake libaneze Hezbollah po i mbarojnë paratë, thonë studiuesit për Zërin e Amerikës, pasi sulmet disajavore izraelite kundër grupit të mbështetur...
    Lajme12 Tetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Në një njoftim për media thuhet se në nga ora  11:00...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale...
    Sport11 Tetor 2024
    Gjermania ka triumfuar ndaj Bosnës dhe Hercegovinës, ndërsa Holanda nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Hungarisë. Të premten janë...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.