Dyshja e pandashme e kastit të banorëve në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Getinjo dhe Vivien po vazhdojnë të na surprizojnë me gjestet e tyre, ani pse ata u prezantuan me njëri-tjetrin po në këto ambiente.
Gjatë ditës së sotme, Vivien ka marrë rolin e “xhudistes”, duke e kapur Getinjon nga prapa e duke e rrëzuar në dysheme, dhe jo vetëm.
Pas rrëzimit, Vivien i është ulur sipër Getinjos, teksa ky i fundit ankonte se po i dhimbtë shpina nga pesha e bukuroshes nga Shqipëria.