Getinjo dhe Vivien janë ndër banorët më të komentuar të “Big Brother VIP Kosova”.
Lidhja e tyre gjithashtu komentohet shumë.
Gjatë “Prime” të mbrëmshëm, dyshja kanë folur pikërisht për lidhjen e tyre të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.
“Ne nuk e dimë akoma se ku jem. Ndoshta pak jemi ngut, ndoshta edhe jo. E kemi lënë njëri-tjetrin me rrjedhë vet. Me qu mirë sa të mundemi”, ka thënë Getinjo pos tjerash.
Ndërkohë, në anën tjetër edhe banorët e tjerë kanë shprehur mendimet e tyre karshi çiftit të porsakrijuar.