Çifti i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Vivien Thano dhe Getinjo, kanë pasur disa zënka me njëri-tjetrin në ditët e fundit.
Debatet e tyre u bartën edhe në ‘prime’ të të premtes, kur kishin vazhduar diskutimet me një dozë inati.
Derisa reperi qëndronte më i qetë në bashkëbisedimin mes tyre, partnerja e tij madje ia kishte kthyer shpinën që të mos e shikonte.
Sidoqoftë, ata i kanë lënë pas zënkat dhe janë pajtuar dhe kanë arritur të gjejnë mirëkuptim.
Ndërsa gjatë të dielës, Vivien ka biseduar me Andi Artanin duke i komentuar sjelljet e Getinjos, teksa e ka përsëritur atë që e thoshte se reperi nuk e pranon asnjëherë se e ka gabim.
Po ashtu, ajo ka theksuar se ishte prekur shumë ditën kur partneri i saj i kishte kërkuar të largohej nga krevati.