Një person ka raportuar në polici se është kanosur nga dy të tjerë në Vitomiricë të Pejës, e ku dyshohet se njëri prej tyre ia kishte drejtuar armën.
Organet e rendit bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokuroret njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.