Nënat që kanë pasur nivele të ulëta të vitaminës B12 kanë lindur foshnja me tipare që sugjerojnë zhvillimin e diabètit dhe sëmundjeve të zemrës menjëherë pas lindjes deri në moshën gjashtë vjeçare. Vitaminat në dietën e femrave shtatzëna në masë të madhe ndikojnë në mënyrën se si ADN (baza gjenetike) e tyre do të funksionoj, si dhe pjesërisht e përcaktojnë nëse në të ardhmen personi i lindur a do të anoje nga obeziteti.
Faza shumë e hershme, “in utero” (në barkun e nënës) mund të jetë e rëndësisë së madhe për shëndetin e individëve në të ardhmen”. Një fazë shumë e rëndësishme kjo për fëmijën dhe nënën vetë. Hulumtimet kane gjetur se mungesa e balancës së këtyre vitaminave në qelizat yndyrore, në masë të madhe ndikon në mënyrën se si këto qeliza e shfrytëzojnë energjinë./FrontOnline/