×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitija: Udhëheqja e QKUK-së me ushtrues detyre nuk duhet të lejohet

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Njohësi i fushës së shëndetësisë, Bujar Vitija, për Front Online  ka thënë se nuk do të duhej që QKUK të udhëhiqej me Ushtrues Detyre, duke thënë se kjo është përgjegjësi e Bordit të SHSKUK-së, që nuk e kanë formuar ende një komision për këtë çëdhtje.

    “Me sa e di unë, SHSKUK ka kërkuar sqarime nga DMZP për vazhdimin e mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së. Pas këtyre sqarimeve, është vazhduar mandati i tij,” tha Vitija.

    Ai vuri në pah përgjegjësinë e Bordit Drejtues të SHSKUK-së për mospërmbushjen e detyrimeve ligjore dhe procedural.

    “Udhëheqja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës me ushtrues detyre nuk duhet të lejohet. Kjo është përgjegjësi e Bordit Drejtues të SHSKUK-së, të cilët ende nuk e kanë formuar Komisionin pranues për konkursin i cili që gati 3 javë është mbyllur.” tha Vitija. Sipas tij, problemi nuk është i kufizuar vetëm në QKUK.

    “Dhe kjo nuk është vetëm për QKUK-në, por edhe për dy spitale të përgjithshme në Mitrovicë dhe Ferizaj të cilët po ashtu udhëhiqen nga ushtrues detyre.” shtoi ai.

    Vitija theksoi veçanërisht rastin e spitalit të Ferizajt, duke e cilësuar si ekstrem.

    “Madje spitali në Ferizaj është me U.D që disa vite.” përfundoi gazetari Vitija.

    Drejtori i kundërligjshëm i QKUK-së negocioi e nënshkroi kontratën milionëshe

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të energjisë (KOSTT) kanë nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme...
    Lajme29 Maj 2025
    Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me të bashkakuzuarit e tij, të hënën pritet të paraqesë mocionin për rrëzimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti Albert Kinolli, për FrontOnline ka deklaruar se nuk mund të japë një përgjigje të saktë në lidhje me mbështetjen e tij...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se karabinierët italianë po vazhdojnë të mbështesin komunitetet në Mitrovicë, përmes pranisë...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, për FrontOnline ka thënë se se vota e tij për kryetar të Kuvendit...
    Lajme29 Maj 2025
    Në skenën politike kosovare ka nisur të qarkullojë gjerësisht ideja e një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Nismës Socialdemokrate....
    Sport29 Maj 2025
    Bazuar në grafikën zyrtare të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve 2025/26, Drita, kampione e Kosovës, tashmë e ka mësuar...
    Kronika29 Maj 2025
    Policia e Ferizajt ka ndaluar sot një 21-vjeçar nën dyshimin për mbajtje të paautorizuar të armës dhe posedim të lëndëve narkotike. Sipas...
    Lajme29 Maj 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 29 majin si një nga momentet më të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.