Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se për shkak të keqqeverisjes, sistemi shëndetësor është drejt kollapsit.
Në fjalën e tij në seancën e sotme, Vitia tha se deklaratat e Haxhiut për ikjen e mjekëve nga Kosova janë të pavërteta, duke nënvizuar se trendi i ikjes së tyre këtë vit është ulur.
“Deputeti Haxhiu tha disa të pavërteta dhe më duhet t’i tregoj se me gjysmë informacione dhe të pasakta me ardh me vjell vrerë këtu nuk ështëk orrekte. Në shtatë vitet e fundit, hera e parë sivjet që trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova është ulur. Shikoni shifrat dhe s’ka nevojë të flasë sepse këto shifra i ka edhe deputeti Haxhiu dhe del thotë të pavërteta. Ulja e numrit të ikjes së mjekëve vjen për shkak të rritjes së pagave dhe përmirësimit të kushteve të punës”, tha Vitia, njofton
Tutje, ministri Vitia mohoi se SHSKUK po mbyll disa shërbime duke theksuar se përkundrazi çdo ditë po hapen të reja në spitale regjiionale.
“Ne çdo ditë po hapim shërbime të reja në spitalet regjionale dhe është e pavërtetë që SHSKUK parashikon mbyllje të shërbimeve. Kjo duhet të adresohet. Ato do të forcohen edhe më shumë në mënyrë që fluksi i pacientëve të ulet në QKUK”.
Sa i përket barnave, Vitia tha se QKUK kurrë më shumë nuk ka qenë e furnizuar më barna.