×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia thotë se këtë vit funksionalizohet reparti i IVF-së në QKUK: Kanë ardhur të gjitha aparaturat

    FrontOnline
    13 Nëntor 2024

    Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, tha se pret që në mesin e muajit dhjetor në Qendrën Klinike Universitare të nisë ofrimi i shërbimit për fertilitet të asistuar mjekësor (IVF).

    Gjatë një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Vitija tha se në repartin për IVF në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës “kanë ardhur të gjitha aparaturat” për këtë metodë.

    Megjighatë, ai tha se përveç aparaturave, nevojiten edhe barna të caktuara hormono-stimuluese, të cilat, sipas Vitisë, janë futur në listën e barnave esenciale dhe kanë nisur procedurat për sigurimin e këtyre barnave.

    Vitia tha se ofrimi i këtij shërbimi do të jetë shumë më i lirë për çiftet që duan të kenë fëmijë.

    “Dy seancat e para do të jenë pa pagesë, ndërsa të tjerat janë me çmim shumë më të ulët sesa kanë qenë deri tash”, tha ai.

    Për shkak të mungesës së ligjit adekuat, procedura e IVF-së deri më tani në Kosovë është ofruar vetëm nga institucionet private të lincenduara.

    Fertizilimi me IVF kushton mijëra euro dhe vetëm çiftet e martuara në Kosovë mund t’i nënshtrohen kësaj metode.

    Vitia po ashtu foli për mungesën e ligjit adekuat. Por, ai tha se ka një udhëzim administrativ që është në fuqi, që sipas tij është i pamjaftueshëm, por ai do të përdoret për të funksionalizuar nisjen e ofrimit të këtij shërbimi.

    Ministri i Shëndetësisë tha se udhëzimi aktual administrativ nuk mundëson që të ketë monitorim të institucioneve publike dhe private e as të sanksionohen ato në rast të shkeljeve eventuale.

    IVF-ja është një metodë fertiliteti, së cilës i nënshtrohen personat që nuk mund të lindin fëmijë në mënyrë natyrale.

    Përmes kësaj procedure, ekipi mjekësor heq vezët nga vezoret e një gruaje dhe më pas i fekondon ato me spermë në laborator. Embrionit të fekonduar i jepen disa ditë për t’u rritur dhe më pas ai vendoset në mitrën e gruas. Procesi zakonisht zgjat katër deri në gjashtë javë.

    Por, as kjo metodë nuk është 100 për qind e suksesshme.

    Çështja e ofrimit të shërbimit të IVF-së, po ashtu ka bllokuar miratimin në Kuvendin e Kosovës të një projektligji tjetër, atë për shëndetin riprodhues. Ky projektligj ka dështuar të miratohet, pasi kundërshtohet nga disa deputetë të partisë në pushtet, të cilët nuk duan që gratë e pamatuara dhe partnerët e gjinisë së njëjtë të mund t’iu nënshtrohen metodës së IVF-së./REL

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Klina u trondit të mërkurën. Dy persona u vranë nga arma e zjarrit në një lokal, të dy familjar mes vete. Dorasi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    “Policia e Kosovës mbrëmë ka ndaluar drejtorin e shkollës fillore nga Gojbulë në pikën kufitare në Jarinjë. Arsyeja ishte se ai kishte...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ka dështuar në mungesë kuorumi, që të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Në rend dite, sot në...
    Të tjera
    Vip14 Nëntor 2024
    sh-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj ka bërë një paraqitje mahnitëse. Ajo u shfaq tejet e bukur,  me një veshje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ali Sefaj, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë, vlerëson se Qeveria ‘Kurti’ dëshiron ta merrë kontrollin e KPMSHC, siç thotë ai,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Të mërkurën në Fushë Kosovë është arrestuar një person, i cili  dyshohet se sulmoi një grua me thikë. Viktima pas trajtimit mjekësor...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Tre vila janë djegur në fshatin Koshutan të Pejës. Rasti raportohet se ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00, njofton raporton 24...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar punimet në dy klinika të QKUK-së. Bëhet fjalë për punimet në...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një burrë raportohet se u arrestua të marten në Mitrovicën e Veriut. Kjo pasi një grua ka raportuar në polici se vajza...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.