Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia , ka bërë të ditur se janë duke u bërë shërbime të reja me metoda të avancuara në stomatologjinë publike.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se sot stomatologjia u furnizua me 24 karrige moderne stomatologjike, kontigjenti i dytë pas pak kohësh.
“Një vit më parë, në stomatologji u ofrua shërbimi i sedacionit inhalator – i vetmi në rajon. Tri javë më parë, në stomatologji filloi trajtimi për zgjerimin rapid të nofullës së sipërme me ekspanderë fiks – Hirax, që shkurton kohën e trajtimit nga 2 vjet në vetëm 3 deri në 6 javë!”.
“Çdo ditë e më shumë, shëndetësia publike po transformohet me shërbime të reja, metoda të avancuara dhe pajisje bashkëkohore!”, ka thënë Vitia.