×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Pos QKUK-së, po forcojmë edhe spitalet regjionale

    FrontOnline
    13 Nëntor 2024

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se është bërë një plan për vlerësimin e pajisjeve të vjetra në spitalet regjionale, pos QKUK-së dhe Ortopedisë.

    Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ai tha se në bazë të këtij vlerësimi është planifikuar edhe buxheti për vitin 2025.

    “Në Ortopedi do të blihen pajisje të reja të cilat do t’i përgjigjen kohës së veprimit për shërbime cilësore. Është duke u përfunduar edhe plani i veprimit të studimit të fizibilitetit për nevojat e ndërhyrjes me pajisje për secilin spital regjional dhe QKUK të cilat kapin shifrën e 40 milionë eurove. Jemi në fazat e fundit për një kredi të butë nga Banka Zhvillimore Evropiane, pa marr parasysh edhe investimet e përditshme që i bëjmë në aparatura”.

    Vitia tha se për dallim nga vitet e kaluara, në buxhetin e vitit 2025, fokus të veçantë ka intervenimi infrastrukturor dhe vlerësimi i pajisjeve të reja në spitalet regjionale.

    “Deri tani, për shumë vjet ka ndodhur që shumica e pacientëve për mungesë të këtyre aparaturave të referohen në QKUK, pasi që shumica e shërbimeve dhe investime janë bërë aty dhe fluksi nga spitalet regjionale e ka bërë të pamundur ofrimin në kohë të shumë pacientëve. Jemi duke forcuar spitalet regjionale në mënyrë që pacientët së pari shërbimin ta marrin afër spitaleve që kanë, të jetë aq cilësor si në QKUK dhe kjo do të ndikojë në uljen e listës së pritjes në disa prej profileve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe më afër pacientëve ku ata kanë nevojë”, tha ministri,

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Klina u trondit të mërkurën. Dy persona u vranë nga arma e zjarrit në një lokal, të dy familjar mes vete. Dorasi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    “Policia e Kosovës mbrëmë ka ndaluar drejtorin e shkollës fillore nga Gojbulë në pikën kufitare në Jarinjë. Arsyeja ishte se ai kishte...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ka dështuar në mungesë kuorumi, që të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Në rend dite, sot në...
    Të tjera
    Vip14 Nëntor 2024
    sh-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj ka bërë një paraqitje mahnitëse. Ajo u shfaq tejet e bukur,  me një veshje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ali Sefaj, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë, vlerëson se Qeveria ‘Kurti’ dëshiron ta merrë kontrollin e KPMSHC, siç thotë ai,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Të mërkurën në Fushë Kosovë është arrestuar një person, i cili  dyshohet se sulmoi një grua me thikë. Viktima pas trajtimit mjekësor...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Tre vila janë djegur në fshatin Koshutan të Pejës. Rasti raportohet se ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00, njofton raporton 24...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar punimet në dy klinika të QKUK-së. Bëhet fjalë për punimet në...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një burrë raportohet se u arrestua të marten në Mitrovicën e Veriut. Kjo pasi një grua ka raportuar në polici se vajza...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.